AKK

Mbi 4700 zyrtarë të lartë publikë e kanë për obligim sipas ligjit të deklarojnë çdo vit pasurinë e tyre në AKK

Mbi 4 mijë e 700 zyrtarë të lartë publikë e kanë për obligim sipas ligjit të deklarojnë çdo vit pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Afati për deklarim këtë vit ka përfunduar më 31 mars, ndërsa ka pasur zyrtarë që e kanë deklaruar pasurinë e tyre jashtë afatit, ndërsa ka pasur edhe të tillë që nuk e kanë deklaruar fare, shkruan Zeri.info. Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur për mediet se nga 4 mijë e 748 zyrtarë që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4 mijë 684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, ndërsa 64 nuk e kanë kryer obligimin ligjor. 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë fare deri më tani. Mos-deklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, por në praktikë, dikush mund të jetë dënuar me të holla,  askush deri tani nuk ka mbajtur asnjë ditë burg për mos-deklarim të pasurisë, “sepse kjo do të ishte fyerje për shoqërinë demokratike të vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …