Viola von Cramon

Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një postim Te saj zonj Von Cramon ka thënë se mos-marrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik. “Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin”. U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe nuk iu dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave. Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian po e quante veten komision gjeopolitik, kjo është shaka”, ka shkruar Von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …