Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Kombi i “jugo-kosovarëve” i sojit të Halil Matoshit

Po dëgjoj, sepse nuk po dua t’ua shikoj surratin, një debat te sponzorizuar nga qarqe antishqiptare. Një grup jugo-kosovaresh (me nje a dy perjashtime!), nen “drejtimin” e Bugajskit, po bëjne fushate dhe propagande te tipit jugoserb per “kombin” e ri “kosovar” te llojit te” kombeve” (“jugosllav”, “mysliman”…) qe pati krijuar shoku i tyre i dashur, idhulli i tyre, Josip Broz Tito! Sipas Halil Matoshit dhe grupit te tij jugokosovar shqiptaret e Kosoves nuk psakan identitet te qendruar, por kane nje subidentitet qe po shnderrohet ne nje “komb te ri kosova”, sepse, sipas ketij hajvanati-antishqiptari, shteti i Kosoves eshte i “perjetshem”! Me Shqiperi keta sojsuze kuptojne vetem Republiken e Shqiperise dhe jo gjithe gjeografine shqiptare!! Prandaj, tri te katertate e Shqiperise dhe shqiptareve qe mbeten jashte kufijve (pa deshiren e tyre…) nuk jane Shqiperie, por “kosove-kosovar”, “maqedoni-maqedone”, “serbi-serbe”, “mal i zi-malazeze”, “greqi-greker” dhe “turqi-turq”!! A mund te propagandoj goja e dikujt dicka me antishqiptare?!! Kjo fare jugokosovare e shartuar nga jugoserbia po ia kalon propagandes fashiste greke e serbe!! Pavaresia e Shqiperise ishte shpallur per kater vilajetet-krahinate e Shqiperise dhe kjo pavaresi dhe ky shtet shqiptar ne kater vilajetet do te behet… “Kombin kosovar” dhe zhdukjen e qenies-identitetit shqiptar ne tri te katertate e Shqiperise jo Halili dhe jugokosovaret tjere, por as sterniperit e tij nuk do ta perjetojne… S’e bene toka shqiptare faren jugokosovare!

ANTISHQIPTARIZMI-JUGOKOSOVARIZMI I HALIL MATOSHIT DHE MERCENARIZMI I TIJ

Me paska “share” jugokosovari-mercenari Halil Matoshi! Besoni miq dhe lexuese te nderuar qe u ndjeva mire! Vaj halli per mua dhe per cilindo shqiptar qe do ta lavderonte Halil Matoshi dhe “klasa” e ti ultrajugokosovare… Nuk do ta krahasoja me asnje kafshe kete antishqiptar, sepse do t’i ofendoja kafshet e mira qe mbajne dhe ushqejne jeten tone dhe qe secila prej tyre eshte me e dobishme per njeriun dheper kombin shqiptar se Halil Matoshi dhe “klasa” e tij “par exelence” jugokosovare…

Koncepti, teorite dhe “ajetet” e tij te kopjuara neper libra te autoreve te ndryshem dhe te interpretuara ne funksion te jugokosovarizimit te Kosoves shqiptare nuk do t’i pertypnin as derrat e jo me bashkekombesit tane shqiptare… Nuk te ndihmon as “ambalazhimi” dhe fshehja pas Bugajskit dhe cilitdo te huaj per ta shitur jugokosovarizmin tende dhe te “klases” tende.

Miqte tane te huaj na kane perkrahur dhe po na perkrahin si shqiptare e jo per jugokosovare. Po ta donin jugokosovarizimin e Kosoves do ta ruanin Jugoserbine dhe “klasen” tuaj. Vetem Serbia ka dashur dhe do ta ta donte nje Kosove te deshqiptarizuar. Por kot e ka Serbia, kot e kane edhe jugokosovaret e sojit te Halil Matoshit. Kosova ishte, eshte e do te jete shqiptare. Por, ti Halil mundesh me “fol” (s’po te them sic e meriton…) se per ate paguhesh. Mercenaret kete pune kane… Ku di ti c’eshte shteti, c’eshte kombi, c’eshte kultura, demokracia, qyteterimi evropian? Ik ore se u bere hora e dheut me ato kopallat e pallavrat e tua si ato gramafonet e prishur!

ATA QE GUXOJNE TE FYEJNE E TE OFENDOJNE NDJENJAT KOMBETARE TE SHQIPTAREVE TE MOS PRESIN DUARTROKITJE NGA NE

Kishin “shperthyer” mediet-portalet sot me tituj “bombastik”: “Bislimi ofendon rende Matoshin”!! Njera nga keto medie kishte “paralajmeruar” lexuesit e saj se fjala eshte per nje shqiptar qe “adhuron diktatorin Enver Hoxha”!! Sa marre per nje medie, po te ishte medie!! I takoj atyre shqiptareve (shumices absolute) qe nuk e adhuruan kurre diktaturen dhe diktatorin e gjakatarin, Josip broz Tito. Ketu edhe thyhen shtizat me pakicen absolute qe adhuronte diktatorin dhe gjakatarin, Tito, i cili ishte xhelat i popullit shqiptar te pushtuar nga Jugoserbia dhe te ricopetuar midis republikave sllave: Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi, qe ishin krijuar kryesisht ne token e Shqiperise… Prandaj, them qe jam me fat qe e kam urryer Titon dhe regjimin e tij terrorizues e gjakatar per shqiptaret…

Nuk po kerkoj te medoj dikush si une, por po kerkoj qe secili gazetar a gazetaruc dhe secila medie a portal pornografik ta perdor mendjen dhe te mendoj: Kush kend po e ofendon dhe fyen ne kete vend gjithe diten e gjithe naten? Halil Matoshi dhe matoshet tjere po e fyejne, dhunojne dhe terrorizojne mendjen, ndjenjen dhe shpirtin e shqiptarit dhe te popullit shqiptar ne Republiken Shqiptare te Kosoves dhe shqiptaret kudo qe jane ne bote… E drejta dhe liria e perkatesise kombetare, gjuhesore, kulturore… eshte e drejte tashme themelore-univesale dhe e garantuar me te gjitha dokumentet nderkombetare… Kete te drejte populli shqiptar ne Kosoven e pushtuar dhe ne cdo krahine tjeter e ka mbrojtur nder shekuj duke paguar me cmimin e jetes, te vuajtjes e te gjakut… Kush na qenka ky fare Halili dhe halilet si ai qe guxojne te fyejne, te ofendojne dhe te dhunojne e terrorizojne diten e naten (me shkrime e me debate!) identitetin kombetar shqiptar, qenien shqiptare?!! Ne emer te kujt? Ne emer te drejtes hyjnore? Jo! Ne emer te drejtes natyrore? Jo! Ne emer te drejtes zakonore? Jo! Ne emer te drejtes evropiane (Bashkimit Evropian)? Jo! Ka vetem nje te “drejte”: E drejta fashiste serbe, greke… qe mohon qenien shqiptare dhe identitetin kombetar shqiptar! Keta shqiptaret i duan te transmormuar ne “kosovare”!! Ka te tjere qe na duan “myslimane”!! Ka te tjere qe na duan turq(!!), “greker”, “boshnjake”!!… Avazh ore! Ku ju shpie mushka keshtu?!! Ne cka po ju ngjajne shqiptaret qe mbijetuan mijera vjet dhe erdhen deri ne ditet e sotme?!

Ky vend ka nevoje te debatohet, te shkruhet e te veprohet qe Republika e Kosoves dhe populli i saj shqiptar (i gjithe kombi shqiptar…) te zhvillohet e fuqizohet ekonomikisht, te integrohet-bashkohet, te emancipohet e qyteterohet edhe me shume dhe te ec perkrah popujve me te zhvilluar evropian, por jo te mbahet ne vorbullen e teorive dhe koncepteve antishqiptare te zvetenimit, coroditjes, dezintegrimit, varferise, primitivizmit dhe ne fund t’i thuhet se ne nuk mund te ecim si shqiptare, prandaj hajdeni ta bejme nje komb te ri thua se kombet krijohen me te shtypur te nje pulle apo me t’i paguar nje grup mercenaresh si matoshet e kodoshet qe llomotisin gjithe diten e gjithe naten, duke manipuluar me ca koncepte, ide e citate te shkeputura nga konteksti… Prandaj, keta antishqiptar mund te presin duartrokitje dhe para vetem nga fqinjet shoviniste dhe miqte e tyre qe do te na donin shume sikur te mos ishim shqiptare…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …