leoni

Enver Hasani

Enver Hasani: Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar i Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se  krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar i Kosovës, prandaj Qeveria aktuale duhet të hartojë një draft-statut për të. Sa më shumë të shtyhet rezistenca ndaj formimit të Asociacionit, ne aq më afër i afrohemi idesë serbe për Asociacionin si autonomi politike-territoriale, si Republika Sërpska ose si bashkësi politike e serbëve lokalë, që del prej rendit kushtetues të Kosovës. Sa më shumë të vonohet, ne i afrohemi idesë serbe”, thotë Hasani. Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia më 2013 arritën Marrëveshjen për Asociacionin. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e Asociacionit. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese gjeti se disa pika nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.Hasani thotë se Asociacioni si koncept nuk ka përmbajtje, por është vetëm një dokument me parime, të cilat nuk mund të zbatohen si dispozita, për shkak se ato nuk janë të vetë-ekzekutueshme. Prandaj, sipas tij, Kosova duhet t’i qaset dhe të insistojë edhe në krijimin e statutit për Asociacionin, sipas mundësive që i jep vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …