Ana Bernabiq

Ana Bërnabiq: Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i kotë nëse formimi i AKS-së kushtëzohet me ligjet e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i kotë nëse formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kushtëzohet në përputhje me ligjet e Kosovës. “Nëse e vendosni atë gardh në përputhje me ligjet e tyre e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse edhe ata vetë nuk i respektojnë dhe as Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj, sepse po ta respektonte nuk do të ekzistonte Ushtria e Kosovës sepse në Kushtetutë thuhet që lidhur me të është dashur të pyetën serbët, por nuk janë pyetur”.Kjo deklaratë e kryeministres serbe vjen pas asaj të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se Asociacioni nuk bën të jetë shtet në shtetin e Kosovës dhe se duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton …