Prokuroria e Shtetit lëshoi takimin me Ministrinë e Drejtësisë për mos distancim nga deklaratat e zëvendës-ministrit, Sallahu

Këshilli Prokurorial i ka quajtur të pasakta deklaratat e kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat i ka quajtur të pasakta. Në reagim thuhet se informacionet e deklaruara sot nga Kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze për sistemin prokurorial. “KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës” thuhet në mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …