Brickos

Turqia po e humb durimin nga shantazhet e përditshme dhe tinëzare të Greqisë

Turqia po e humb durimin nga shantazhet e përditshme dhe tinëzare të Greqisë

Ankaraja  zyrtare po e akuzon Athinën për militarizimin e ishujve grekë të Egjeut, fakt që qeveria greke e kundërshton, edhe pse dihet  se Greqia  me përkrahjen e Evropës  se i ka pushtuar ato. Kryetari Erdogan kërcënoi se kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi gjithmonë: mund të vijmë papritur një natë. Duke folur në një tubim në Samsun, Erdogan iu  drejtuar grekëve, duke i paralajmëruar se  do ta paguajnë shtrenjtë  nëse vazhdojnë  të “shqetësojnë” avionët turq mbi Egje.

“Hej Greqi, hidhi një sy historisë. Nëse shkoni më tej, do të paguani një çmim të rëndë. Ne kemi një fjalë për t’i thënë Greqisë: ‘Mos harroni Izmirin, saktësoi kryetari i Turqisë, Erdogan. Ndërkohë ministria e Jashtme e Greqisë thekson se nuk do të ndjekë Turqinë në retorikat dhe kërcënimet e egra të përditshme të saj dhe përtej çdo kufiri. Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, thonë autoritetet në Athinë. Turqia ka akuzuar para disa ditësh Athinën se sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të përdorura nga Greqia kishin shënjestruar avionët turq gjatë një fluturimi rutinë mbi Egje, ndërsa qeveria greke i ka kthyer akuzat Ankarasë duke thënë se çdo ditë e më tepër shkel me avionët e saj hapësirën ajrore greke.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …