Rasim Selmanaj

Selmanaj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka legjitimuar vendimin e Kuvendit të Serbisë të kohës së Millosheviqit

Kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku dy prona shoqërore, “Apliko” dhe “Iliria” mbesin në pronësi të Manastirit të Deçanit, ka reaguar ashpër edhe kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Selmanaj ka vlerësuar se ky vendim është i turpshëm, i padrejtë dhe i ndikuar nga politika. Ai ka thënë se këto dy prona janë asete të rëndësishme për zhvillimin  e ekonomisë dhe turizmit në Deçan. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e la legjitimuar vendimin e Kuvendit të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Selmanaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar nga ndërkombëtarët, prandaj ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit. Megjithatë, ai ka bërë me dije se ky vendim është i papranueshëm dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjorë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …