Albert Z. ZHOLI: 13 shtator 1968, Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës

Albert Z. ZHOLI: 13 shtator 1968, Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës

Formimi dhe qëllimi Traktati i Varshavës

Traktati i Varshavës është pakti i vendosur në mbledhjen e mbajtur më 14 maj të vitit 1955 në Varshavë nga 8 shtetet europiane: ShqipëriaHungariaRD e GjermanisëPoloniaBashkimi SovjetikÇekosllovakiaRumania dhe Bullgaria . Pakti që kishte si qëllim forcimin e miqësisë, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke ndërmjet këtyre vendeve, si dhe sigurimin dhe ruajtjen e paqes. Pakti hyri në fuqi në 5 qershor të të njejtit vit. Shqipëria doli nga ky traktat në 13 shtator të vitit 1968. Organet kryesore të paktit me qendër në Moskë ishin Byroja e Këshillit Politik dhe Kryekomanda e Bashkuar. Traktati i Varshavës drejtohej nga Bashkimi Sovjetik, i cili nëpërmjet saj përforcoi kontrollin në vendet anëtare. Këtyre vendeve iu imponua i shtuquajturi “sovraniteti i kufizuar kombëtar”. Pakti i Varshavës ishte një traktat i mbrojtjes së ndërsjellë midis Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe shtatë shteteve të Evropës Lindore nënshkruar në Varshavë dhe u shpërbë në vitin 1991. Zyrtarisht i njohur si: Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjelltë. Aleanca u propozua nga Bashkimi Sovjetik për të kundërshtuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), një aleancë e ngjashme sigurie midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe shteteve të Evropës Perëndimore të themeluar në vitin 1949. Sot, me përjashtim të Rusisë, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.

Çështjet e interesit të përbashkët

Më 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit. Pakti i Varshavës ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evopës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në mes të Shqipërisë, Bullgarisë, Republikës Demokratike të Gjermanisë Polonisë, Rumanisë, Bashkimi të Republikave Socialiste Sovjetike, Republikës Socialiste të Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rast të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 vite të tjera, nëse një vit më parë nuk është bërë tërheqja e ndonjë anëtari. Organet kryesore të paktit me qendër në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte Kryekomandën e forcave të armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Greçko 1960-67, I. I. Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta, V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike në vendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.

Dyshimi pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki,

Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrument politik në duar të BRSS-së, si fuqi udhëheqëse e bllokut lindor. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I. Nagy), në tetor/nëntor 1955, për të tërhequr anëtarësimin e Hungarisë nga Pakti i Varshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorin e vitit 1969-të. Përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki, në 1968, BRSS-së, ju dukën jo vetëm si një devijim nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes së përbashkët të Lidhjes. Pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki, në gusht të 1968-ës, Shqipëria tërhiqet nga Pakti i Varshavës.

Pakti i Varshavës ndiqte barazinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Për dallim nga strategjia e Organizatës së Kombeve Trans-Atlantike, Pakti i Varshavës, nuk ka publikuar asnjë koncept mbrojtës kundër sulmeve. Rrethet e ndryshme ushtarake perëndimore, në lidhje me këtë pohonin se sipas udhëheqjes komandues, organizimit, stërvitjeve dhe armatimit, Pakti i Varshavës punonte në një strategji ushtarake ofensive/sulmuese. Shikuar nga shpërndarja hapësinore e trupave sovjetike, dhe gjendja gjithnjë në gadishmëri e tyre, mund të konkludohej se, Pakti i Varshavës mundohej të siguronte gadishmërinë për konflikte të mundshme, pa ndonjë parapregatitje të posaçme dhe pa ndonjë marshim. Përmirësimi i përditshëm i armatimit konvercionel dhe atij bërthamor, i Paktit të Varshavës, le të kuptohet se ishin të gatshme për çdo lloj lufte të mundëshme të asaj kohe. Me këtë strategji, Pakti i Varshavës ndiqte barazinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dominimin konvercionel në Evropë. Po ashtu në disa vende perëndimore të Evropës mendohej se, armatimi, i cili i tejkalonte nevojat vetëmbrojtëse të Paktit të Varshavës, përdorej edhe për të shtypur interesat e Evropës Perëndimore, të cilat nga ana e tyre kishin krijuar më parë (1949) Alaenacën e Atlantikut të Veriut.

Dalja zyrtarisht nga Pakti

Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës. Nga viti 1960, Shqipëria nuk mori më pjesë në asnjë aktivitet ose mbledhje të Paktit të Varshavës. Me 12 shtator 1968, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga forcat e Paktit të Varshavës, Shqipëria deklaroi daljen nga Pakti i Varshavës. Më 20-21 gusht 1968, BRSS-ja invadoi Çekosllovakinë, akt të cilin Shqipëria e vogël e dënoi fuqishëm. M’u për këtë, më 13 shtator 1968, Shqipëria zyrtarisht largohet nga Pakti i Varshavës, ku ishte anëtarësuar më 14 maj 1955. Lufta e Vietnamit ishte në qendër të zhvillimeve në botë. Në janar 1968 nis Ofensiva që përfshin sulmet e Viet-Kongëve në 100 qytete. Luftimet ishin aq të ashpra sa që gjenerali amerikan Uilliam Uestmoreland përmendi përdorimin e bombës atomike. Për t’u përkeqësuar situata, u themelua edhe grupacioni komunist “Kmerët e Kuq”, që financimin kryesor e kishte nga Kina. Më 1968 nisi ngritja e Saddam Husseinit në Irak, ndërsa Mao Ce Duni kërkon riedukim të rinisë urbane në fshatra, përmes lëvizjes: “Lartë në male dhe poshtë në fusha”. Viti 1968 vlen të përmendet edhe për zhvillimet teknologjike, sepse presidenti amerikan Lyndon B. Johnson kërkon që të gjithë kompjuterët qeveritarë të mbështesnin ASCII-n. Të njëjtën politikë e vazhdoi presidenti republikan Richard Nikson, që në zgjedhjet presidenciale në SHBA të këtij viti, mundi demokratin Ëilliam Ëestmoreland. Këtë vit në kinema jepet premiera e një prej kryeveprave më të mëdha të kinematografisë, “2001: Odiseja hapësinore”, me regji të Stanley Kubrickut. Në BRSS këtë kryevepër kinematografike e konceptuan si garë tjetër mes Lindjes dhe Perëndimit, ndaj më 1972 erdhi “kundërpërgjigja” e tyre me filmin “Solaris” të një gjeniu tjetër të regjisë së filmit – Andrei Tarkovsky.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …