Lobimi rus: Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj

Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj në rastin Muzin

Një raport special i deklasifikuar i inteligjencës amerikane, sipas të cilit Rusia i ka dhënë fshehurazi 500 mijë dollarë Partisë Demokratike, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje skandalin e lobimit me para të dyshimta në SHBA në vitin 2017, i mbyllur nga drejtësia po në mënyrë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje. Edhe pse afera dhe elementët e përgjegjësisë penale ishin flagrante, ka fakte dhe rrethana se si për shpëtimin e Lulzim Bashës nga ndëshkimi penal janë angazhuar Sali Berisha, disa gjyqtarë dhe prokurorë. Në emër të Partisë Demokratike janë paguar 675 mijë dollarë për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin. PD deklaroi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm pagesën 25 mijë dollarëve. Sot Sali Berisha, për shkak të konjukturës së re politike, pranon financimin rus të PD-së dhe akuzon Bashën, por në vitin 2018, Berisha e konsideronte çështjen e lobimit një trillim të Edi Ramës kundër opozitës. “Me këtë qëndrim mohues, Berisha ushtroi presion tek prokurorët dhe gjyqtarët, duke e paraqitur çështjen si një luftë të brendshme politike.  Prokurori Kol Hysenaj nuk e firmosi dosjen për gjykim, ndërsa ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kërkuar hetime të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osmani e ka çmuar lart takimin e presidentin e Francës, Emanuel Makro

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku morën pjesë kryetar e kryeministra shtetesh nga Bashkimi Evropian, kryetarja, …