Brickos

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, pasi marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë, në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se tema e  Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një temë nxehtë në dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë t’i paraqesë propozimet e veta  sa i përket formimit të Asociacionit. Rohde ka theksuar është mjaftë e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republikë Serbe”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë. Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të çmitizojë dhe relaksojë bisedën. Nëse Kosova do të ketë propozime, do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshje me Serbinë, në se thotë jo,  kjo nuk është një rrugëdalje. Ai ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, ka saktësuar, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …