Ilir Meta

Ilir Meta pranonte njerëz me pagesë në Presidencë dhe emëronte në poste kyçe persona që hodhën para në arkën e LSI-së

Të tjera fakte mbi përdorimin e pushtetit nga Ilir Meta për interesa partiake dhe private kanë dalë në dritë. Meta sistemoi në institucionin publik donatorët e LSI-së në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017.  Shqiptarja.com sjell të dhëna që ngrenë dyshime serioze për një tjetër skemë klienteliste dhe korruptive të Ilir Metës me punësimet në Presidencë, gjatë mandatit të presidencial 2017-2022. Persona që kanë hedhur para për të mbushur arkën e LSI-së gjatë kohës kur drejtohej ende nga Ilir Meta, janë punësuar më pas nga ky i fundit në Presidencë pas zgjedhjes nga Kuvendi në krye të shtetit.

Ky dokument zyrtar tregon se znj. Sara Lleshi, ka paguar rreth 1.4 mijë USD për fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, fushatë që është drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Meta shpërblen Sara Lleshin duke e emëruar në Presidencë, në pozicionin e ndihmëses së Ilir Metës, me pagë mujore rreth 1.4 mijë USD në muaj.

Majlind Lazimi, kushëriri i Monika Kryemadhit, ka derdhur rreth 1 mijë USD në arkën e LSI-së për zgjedhjet e qershorit 2017. Lazimi, i lakuar për abuzime kur ishte drejtor i ‘Postës, u emërua nga Meta si këshilltar në Presidencë. Meta emëroi këshilltar për sigurinë edhe Bahri Shaqirin, i cili figuron gjithashtu në listën e donatorëve të LSI-së.

Në fund të muajit korrik 2017, një javë pasi hyri në Presidencë, Ilir Meta emëroi Alqi Bllakon si Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, edhe pse më pas, kur Bllako iu bashkua PS-së, Meta e akuzoi për historinë e inceneratorëve.

Bllako, ashtu si Sara Lleshi, rezulton në listën e donatorëve të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017. Edmond Panariti ka kontribuar me rreth 1.5 mijë USD në arkën e LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Në vitin 2020, Meta emëroi Panaritin drejtor kabineti në Presidencë.

Emërime të kësaj natyre konfirmojmë edhe një herë përdorimin në vijimësi të Ilir Metës për interesa familjare dhe partiake, arsye për të cilën aleati i tij, Sali Berisha, u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 19 qershor të vitit 2021.

Në 21 nëntor të vitit 2013, kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi, u emërua në kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, si inxhinier mekanik, por me pagë më të madhe se sa CEO i SGS-së.  Drini Kryemadhi ka marrë rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë.

Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve. SPAK ka regjistruar një procedim penal për këtë çështje dhe po vijon hetimet. (Shqiptarja.com.)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: 1 Maji nuk duhet të jetë festë, por Protestë!

– Në Shqipëri thuajse nuk egzistojnë sindikatat që të organizohen punëtorët për të drejtat e tyre. …