Hapësirat Publike në Vushtrri nën vëzhgimin e kamerave

Sot nënshkruam marrëveshje me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Këto kamera në hapësirat publike në qytetin e Vushtrrisë do të jenë nën menaxhimin e Policisë së Kosovës, ndërsa do të mirëmbahen nga Komuna e Vushtrrisë.

Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të qytetit tonë., ka shkruar në llogarin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …