BOOST KOSOVO rrit mundësitë pas bashkëpunimit mes UNDP dhe BERZH - Deri në 20,000 € për bizneset e gatshme për tranzicion të gjelbër  

BOOST KOSOVO rrit mundësitë pas bashkëpunimit mes UNDP dhe BERZH – Deri në 20,000 € për bizneset e gatshme për tranzicion të gjelbër  

Në fillim të javës së kaluar, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, lansoi BOOST x Kosova, një program përshpejtues, që do t’iu ndihmojë bizneseve t’i adresojnë sfidat zhvillimore dhe t’i mbështesin në rritje praktikave të gjelbra. Kjo iniciativë bëri bashkë UNDP-në në Kosovë, Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe, tani së voni, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) e cila ndan të njëjtin angazhim të fuqishëm ndaj qëndrueshmërisë mjedisore. Ndihma financiare e BERZH-it për këtë nismë do t’i mundësojë BOOST-it të dyfishojë vëllimin e granteve që do të mbështesin dhe financojnë aktivitetet e transformimit të gjelbër brenda komunitetit të biznesit. Deri në 50 biznese në mbarë Kosovën do të mbështeten në rrugën e tyre drejt qëndrueshmërisë përmes mentorimit, përshpejtimit, sesioneve individuale të mentorimit, si dhe qasjes në një rrjet që përfshinë 170 shtete në mbarë botën. Ekipet me zgjidhjet më inovative të gjelbra dhe me potencialin më të lartë për qëndrueshmëri mjedisore do të shpërblehen me deri në 20,000 €, të holla këto për t’u ndihmuar një paraqitje të denjë të zgjidhjeve që kanë zhvilluar. BOOST x Kosova Sfida e Gjelbër është e hapur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me zgjidhje inovative që promovojnë praktika të qëndrueshme, efiçiente dhe qarkore. Gratë ndërmarrëse inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe të integrojnë inovacionin dhe teknologjinë në bizneset e tyre. Qëllimi përfundimtar është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbja e ekonomisë së Kosovës nga pasojat e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …