Në ANP Adem Jashari janë realizuar 17 fluturime në shikueshmëri prej vetëm 100 metrash

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka realizuar 17 fluturime me shikueshmëri prej vetëm 100 metrash.

Kjo është hera e parë që të gjitha fluturimet ishin në kohë në mbërritje dhe nisje në këtë nivel të shikueshmërisë së ulët.

Projekti i zgjatjes së pistës për 3040 m dhe përmirësimi në ILS CAT IIIB ka rezultuar në pa vonesë të fluturimeve, pa ndalim në ajër dhe pa devijim drejt aeroporteve të tjera.

Ky është një nga projektet me rëndësi vendimtare për aeroportin duke theksuar se siguria dhe kënaqësia e pasagjerëve janë prioritetet kryesore të aeroportit.

ANP “Adem Jashari” njihej për vonesa në fluturime përshkak të mjegullës në stinën e dimrit ku shumë fluturime janë devijuar dhe kanë funksionuar me vonesa të mëdha në të kaluarën.

Projekti i ri i pistës përfundoi në vitin 2021 duke u shtrirë nga 2500 m në 3040 m. Sistemi ILS është përmirësuar në CAT IIIB. Sistemi CAT IIIB ndihmon me një afrim dhe ulje precize kur dukshmëria e pistës është në një distancë jo më pak se 50 feet (15 m) dhe është në një distancë vizuale më pak se 200 metra dhe sigurisht jo më pak se 50 metra. Sistemet meteorologjike dhe AWOS (Automated Weather Observing System) janë zëvendësuar me të reja dhe janë instaluar antena të reja për të lehtësuar menaxhimin e hapësirës ajrore. U realizuan harta të reja për hapësirën ajrore dhe u instalua sistemi më i lartë i parashikimit të meteo-ve. Vlen të theksohet se pajisjet janë të teknologjisë më të fundit të blera nga Kanadaja, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Norvegjia.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …