(D4D: publikojmë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”.

(D4D: publikojmë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) njoftoi për Konferencën Rajonale e cila do të mbahet më 23 Nëntor 2022, në “Hotel Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, ku do të publikohet hulumtimin rajonal (Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të nxjerrë në pah gjendjen rajonale të fuqizimit ekonomik të grave, si dhe dimensionet institucionale dhe sociale.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Ambassadori Jens Eric Grondahl dhe zv Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Resul Makreshi. Gjithashtu në këtë konferencë do të marrin pjesë një gamë e gjerë pjesëmarrësish nga komuniteti lokal dhe ndërkombëtar.

Ky hulumtim realizohet në partneritet me Center for Research and Policy Making (Maqedoni e Veriut), Institute for Strategic Studies and Prognoses (Mali i Zi), Gender Alliance for Development Center (Shqipëri) dhe Foundation BFPE for Responsible Society (Serbi).

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …