Ramush Haradinaj: Sjellja e veprimet e kryeministrit Kurti, me situatën e krijuar në vend, janë të pakuptueshme dhe me rrezik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sjellja dhe veprimet e kryeministrit,  Albin Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend, janë jo vetëm të pakuptueshme, por edhe të rrezikshme. Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me Amerikën edhe me evropianët. Ai  arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë. Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës. Ai arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës. Arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë. Sjellja dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë qenë jo vetëm të pakuptueshme por edhe e rrezikshme.  Kemi ardhur në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve. Kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në institucionet ë vendit, ka shkruar  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …