Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kështu sikur është aktualisht plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në mënyrën si është hartuar plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush. Ai ka theksuar se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet ta votojë. “Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës, është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman nuk do të pranohet nga askush. Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …