Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e protokollit shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e protokollit shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës. Ai ka thënë se ky dokument do të përdoret nga të gjitha institucionet përgjegjëse, pasi  është dokument pune për trajtimin e dhunës seksuale. Ky protokoll synon të qartësojë se viktima nuk ka rëndësi a kontakton së parë në emergjencë, denoncon rastin në polici, kontakton me mbrojtësin e viktimave, apo kërkon ndihmë në ndonjë qendër për gratë e dhunuara. Nuk mund të lejohen papërgjegjësitë ku institucionet i hedhin fajet njëra-tjetrës për mosveprim, gjithashtu shmangin përgjegjësitë dhe neglizhojnë thirrjet e viktimave të dhunës. Pavarësisht, secili institucion merr informatën së pari për rastin, duhet të fillojë menjëherë trajtimin me profesionalizëm, dhe duhet të përmbushen të gjitha nevojat specifike të viktimave, nëpërmjet qasjes shumësektoriale e të koordinuara”, ka thënë mes tjerash, kryeministri, Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …