Reshjet e dëborës në disa zona të Japonisë u kanë marrë jetën 17 njerëzve dhe janë lënduar më shumë se 90

Reshjet e dëborës në disa zona të Japonisë u kanë marrë jetën 17 njerëzve dhe janë lënduar më shumë se 90

Reshjet masive të dëborës në pjesë të mëdha të Japonisë u kanë marrë jetën 17 personave dhe ka plagosur më shumë se 90, ndërsa qindra shtëpi janë pa energji elektrike. Stuhitë e fuqishme kanë sjellë borë të madhe në rajonet veriore që nga java e kaluar, duke bllokuar qindra automjete në autostrada, e vonuar shumë shërbime të tjera të domosdoshme. Deri të shtunën Japonia raportoi për 11 viktima, po reshjet e shtuara këtë fundjavë i morën jetën edhe 6 personave të tjerë. Shumë prej tyre kishin rënë duke hequr borën nga çatitë dhe si pasojë u bllokuan nën masivin e dëborës. Deri më tani disa zona në Japoninë verilindore kanë raportuar për trefishin e mesatares së tyre të dëborës për këtë sezon. Ndërkohë me dhjetëra udhëtime me trena dhe fluturime u pezulluan edhe në Japoninë veriore si pasojë e motit të  keq. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …