Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Afera e ambasadorit Berishaj i bën dëm imazhit të Kosovës në politikën e jashtme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas fakteve të reja që dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik. Çitaku ka thënë se është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës. “Prapa ambasadorit Berishaj, fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Martin Berishaj është mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti. Nënkryetarja Çitaku ka bërë thirrje që kjo aferë të zbardhet deri në fund, që imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej, ka thënë ndër të tjera Çitaku, në konferencën për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Haki Abazi akuzon Kurtin për krizë politike: “Po e dënon vendin se nuk mori 500 mijë vota”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK-së, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin …