I Dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë sot qëndrojnë në Beograd

Lajçak: Jemi duke hartuar hapat e mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim nga SHBA-ja, Escobar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë planifikuar se si të vazhdojnë hapat e mëtutjeshëm lidhur me dialogun Kosovë-Serbi gjatë këtij viti. “Duke hartuar hapat e mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim nga SHBA-ja, Escobar. Mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …