Ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Robert Dasej, konfirmoi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Robert Dasej, konfirmoi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal të Togos, Robert Dasej, konfirmoi në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë, shkruajnë mediet serbe. “Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, tha ai gjatë takimit në Beograd më 16 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik  të viti 2014 dhe atëbotë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dasej që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve. Daçiq ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që e duan një Kosovë të pavarur duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova bie në Indeksin Global të Paqes 2025 – përkeqësim me tre pozita

Instituti prestigjioz “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar më 19 qershor Indeksin Global të …