Vetëvendosja

Tre deputetë të Vetëvendosjes janë bërë bashkë për të mos e votuar Kodin Civil që lejon martesat e së njëjtës gjini dhe perversitete të tjera

Tre deputetë të Vetëvendosjes janë bërë bashkë për të mos e votuar Kodin Civil që lejon martesat e së njëjtës gjini dhe perversitete të tjera. Deputeti Eman Rrahmani ka publikuar një fotografi me dy kolegët e tij  nga Vetëvendosja, Gramos Agushollin dhe Visar Korenicën. Ai me këtë rast  ka shkruar se  po e fillojmë një vit interesant në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të Degës së Vetëvendosjes në Rahovec, në prill të vitit të kaluar për shkak të kundërshtimi të votimit të Kodit Civil. Kam pasur komunikim të drejtpërdrejt më kreun e Lëvizjes dhe me Sekretaren e Lëvizjes dhe më është thënë drejtpërdrejt pakënaqësia e tyre për mosvotim të Kodit Civil, kishte deklaruar Korenica. Edhe Eman Rrahmani dhe Gramos  Agusholli kishin votuar kundër Projekt-kodit Civil, që lejon perveristetet dhe amoralitetet njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …