Abelard Tahiri

A. Tahiri: PDK-ja nuk e voton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, pasi prezantohet nga ministrja, që shkel ligjet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  sot në seancën e Kuvendit  ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, përderisa ai ligj  prezantohet nga një ministre e dënuar nga gjykata. Ai ka  kërkuar shkarkimin e ministres,  Rozeta Hajdari, e cila është dënuar me gjobë 700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor. Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, ai është mjaft i rëndësishëm, por  është keq që u prezantua nga një ministre që është e dënuar për fshehje të pasurisë. Kjo e bën të cenueshëm këtë ligj. Për ne është e papranueshme të vazhdojë të rrijë në sallë një person i cili e fsheh pasurinë, pasi asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që ka qenë në detyrë dhe që ka qenë i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj të bëni presion tek kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, ka nënvizuar Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Merdare

Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar ish pjesëtarin e UÇK-së, Tefik Mustafa

Autoritetet serbe kanë njoftuar se në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare kanë arrestuar …