Ja si e vlerëson Albin Kurti me pitet e nderim shqiptar-vrasësin Oliver Ivanoviq dhe si heshtin “trimat” që e kanë sjellë lirinë

Ja si e vlerëson Albin Kurti me pietet e nderim shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq dhe si heshtin “trimat” që e kanë sjellë lirinë

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti në pesë-vjetorin e vrasjes së kriminelit serb, Oliver Ivanoviq, përmes një videomesazhi, ka thënë se “Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”. Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.

Kurti nuk ka folur se për çka është shpallur fajtor dhe është dënuar 9 vjet burg Oliver Ivanoviqi nga gjykatat e Kosovës.  Fakti se Ivanoviqi ka vrarë dhe ka dëbuar me dhunë mijëra  shqiptarët nga Mitrovica e Veriut, pas luftës nuk i bën përshtypje, Albinit as argatëve të tij besnikë, të cilët bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Madje kjo nuk iu bën fare përshtypje as deputetëve nga radhët e UÇK-së dhe nga disa të ish-burgosur politikë, tani të burgosur brenda Vetëvendosjes,  që rrahin gjoks se janë prijatarët e çdo lëvizjeje në Kosovë, por që luftën e kanë kryer në Shqipëri, Zvicër, Francë e Gjermani, kuptohet nëpër hotele, dhe janë kthyer në Kosovë pasi ka mbaruar lufta, duke iu veshur institucioneve e duke i thithur favoret që sjellë pushteti.

Ata kanë siguruar familjet dhe vetët e tyre, kanë banesa  e shtëpi në Kosovë, kanë banesa dhe motele në Bregdetin e Shqipërisë, banesa  apo shtëpia në vendet e Evropës, ku kanë marrë  azil, dhe tani duke qenë se kanë nge, përditë kujtojnë të kaluarën e tyre “lavdiplote” duke u fërkuar  me heronjtë dhe përditë rrahin gjoks se e kanë themeluar UÇK-në, UÇPMB-UÇK-në në Maqedoni. Për ta nuk është me rëndësi se kush ka luftuar  e kush ka rënë, kush ka humbur gjymtyrët dhe kush  ka dhënë kontribut historik për çlirimin e vendit, por përditë  fryjnë bulçitë e trumpetojnë se ata paskan qenë prijatarë, ideatorë dhe maza e kombit, se po të mos ia kishin ngjitur emrin UÇK-së, as luftë nuk do të kishte pasur. Jo pak  prej tyre, sidomos nga radhët e mërgatës, janë rreshtuar me Albin Kurtin, ashtu sikur në vitet 90, me Ibrahim Rugovën. Dhe qëndruan atje krejt derisa LDK-ja e Rugova i përzunë nga radhët. Ata, nuk shfaqin as mospajtimin më të vogël nga frika se mos Kurti po ua bën si Rugova dikur. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …