Albin Kurti

Albin Kurti: Jam optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri të vendit është e qetë dhe se Policia e Kosovës është  atje. Në një intervistë për Blick, ai thotë së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në forcën policore, pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqje.  Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët në pushtet me shqiptarë! Dua serbët në këto pozita”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane, “Blick”. Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për ta arritur atë edhe nga mbështetja e Perëndimit demokratik, BE-së, NATO-s, Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë, ka thënë mes tjerash, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …