Henry Kisinxher ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës tregon se nuk ka më arsye që ky shtet të mbahet jashtë NATO-s

Henry Kisinxher ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës tregon se nuk ka më arsye që ky shtet të mbahet jashtë NATO-s

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kisinxher, është cituar të ketë deklaruar se pushtimi rus  i Ukrainës tregon se nuk ka më arsye që ky shtet  të mbahet jashtë NATO-s. Dikur ai kundërshtonte këtë aspiratë të Kievit. Kissinxher së fundmi ka thirrur për një armëpushim në luftën në Ukrainë, që në fakt do të pranonte disa nga fitoret ushtarake të Rusisë. Por, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Kissinger tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte “rezultati i duhur”. “Para luftës, unë kam kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse kam pasur frikë se një gjë e tillë do të niste pikërisht këtë proces që tani ne po shohim”, tha Kissinger. “Tani që ky proces ka arritur në këtë nivel, ideja e një Ukraine neutrale nën këto kushte nuk ka më kuptim”, shtoi ai. Shtetet e Bashkuara kanë insistuar se vendimi për aplikim për në aleancën ushtarake i përket Ukrainës. Por, shtetet evropiane kanë qenë më të kujdesshme dhe më ngurruese që të ofrojnë mbështetjen e tyre për një anëtarësim eventual të Ukrainës në NATO, pasi ky shtet ka qenë në konflikt në shkallë më të vogël me Rusinë që nga viti 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …