Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione shtesë kundër kompanisë ushtarake private ruse, “Wagner Group"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione shtesë kundër kompanisë ushtarake private ruse, “Wagner Group”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione shtesë javën e ardhshme kundër kompanisë ushtarake private ruse “Wagner Group”, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ka ndihmuar ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të premten, raporton Reuters. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhin Kirby, tha se Departamenti i Thesarit i SHBA-së do ta caktojë “Wagner”-in si një organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale. Ai tha se ndikimi në rritje i “Wagner”-it në Rusi po shkaktonte tensione mes udhëheqjes ushtarake të vendit. Në koordinim me këtë përcaktim, ne do të vendosim gjithashtu sanksione shtesë javën e ardhshme kundër Wagner dhe rrjetit të tij mbështetës në shumë kontinente. Këto veprime njohin kërcënimin transkontinental që paraqet Wagner, duke përfshirë modelin e tij të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal”, u tha Kirby gazetarëve në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë. Muajin e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar në fuqizimin e forcave ruse në Ukrainë, në një shenjë të rolit në zgjerim të grupit në atë konflikt.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …