Erdogan: Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë
Serbian President Aleksandar Vucic (R) shakes hands with his Turkish counterpart Recep Tayyip Erdogan during their meeting in Belgrade on September 7, 2022. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)

Aleksander Vuçiq: Me kryetarin e Turqisë, Erdoğan jam i gatshëm të bisedoj edhe për çështjen e tensioneve Kosovë-Serbi

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një intervistë për Anadolu Agency, duke folur për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ka deklaruar se shpreson se mund të ruhet  stabiliteti dhe paqja  në rajon. Me kryetarin e Turqisë,  Rexhep Tayyip Erdoğan bisedoj gjithmonë për çështje të ndryshme, andaj jam i gatshëm që të bisedoj me të edhe  për çështjen e tensioneve Kosovë-Serbi, pavarësisht se kemi  qëndrime të ndryshme lidhur me pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, Vuçiq tha se është i gatshëm të diskutojnë tensionet me Kosovën, se si t’i kapërcejnë kohët e vështira dhe se cili mund të jetë kontributi i kryetarit Erdogan në këtë drejtim. Vuçiq ka theksuar se ai dhe Serbia  kanë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe do të vazhdojnë të punojnë bashkë në shumë fusha të ndryshme,  për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet midis dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …