Erion Braçe: Për pushkatime si ato të 21 janarit 2011, pushtetarët nuk preken, kanë imunitet, drejtësia nuk arrin deri te ata!

Erion Braçe: Për pushkatime si ato të 21 janarit 2011, pushtetarët nuk preken, kanë imunitet, drejtësia nuk arrin deri te ata!

Deputeti socialist, Erion Braçe, rikujton se vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011. Ai thotë se nuk ishin thjesht vrasje, po   ishin pushkatime dhe të tilla do të mbeten e nuk ndryshojnë dot. Për këto pushkatime në ditët më të tmerrshme në demokraci ende nuk ka drejtësi. Janë pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, plagosjet e Sokrat Godes dhe Fatos Mahmutajt. Për 12 vite me radhë mbetën pushkatime, janë pushkatime, do të vijojnë të jenë pushkatime! Ajo që nuk ka ndryshuar gjithashtu është mungesa e drejtësisë! Sot arrestohesh e linçohesh publikisht edhe për një arkë peshk. Por për pushkatime si ato të 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshëm-drejtësia nuk arrin tek ty! Ky është vendi që kemi sot, 12 vite pas 21 janarit, ditës më të tmerrshme në demokraci, në Bulevardin e Dëshmorëve”, shkruan Erion Braçe. Familjarët e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kanë përkujtuar sot të afërmit e tyre. Homazhet u kryen në sheshin para kryeministrisë, aty ku protestuesit u qëlluan për vdekje. Krah familjarëve ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe ministra të kabinetit qeveritar. Sot, shënohen 12-vite nga ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …