Brickos

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjes së veturave

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Vjedhje”

 

Gjakovë, 25 janar 2023. Me datën 23.01.2023 në Stacionin Policor në Gjakovë, ankuesi kishte raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur një arkë xhami, për mbledhjen e të hollave për bamirësi, të cilën e kishte pasur të vendosur në një furrë buke në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë. 

Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se  ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës. 

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. 

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …