Qeveria në Ankara është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Turqia pezulloi bisedimet për anëtarësimin në NATO të Suedisë e Finlandës, pasi një politikan danez publikisht dogji një kopje të Kuranit

Kongresi amerikan kushtëzon shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Turqinë derisa ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Lajmi u bë i ditur nga një grup senatorësh nga partia Demokratike dhe ajo Republikane. Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes transatlantike vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por u përballën me kundërshtime të papritura nga shteti turk dhe që atëherë janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e saj. Ankaraja dëshiron që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë një organizatë terroriste, Tri vendet arritën një marrëveshje në Madrid pranverën e kaluar, por Ankaraja pezulloi bisedimet në janar pas protestave në Stokholm gjatë të cilave një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kuranit. Në një letër drejtuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, 29 senatorë demokratë dhe republikanë thanë se dyja vendet nordike po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur kërkesat e Turqisë, në mënyrë që të anëtarësohen në NATO, megjithëse Ankaraja thotë se Suedia duhet të bëjë më shumë. Pasi Turqia të ratifikojë protokollet e anëtarësimit në NATO, Kongresi mund të marrë në konsideratë shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16.  Është hera e parë që Kongresi e lidh në mënyrë eksplicite dhe të drejtpërdrejtë shitjen e F-16 për Turqinë me kërkesat e dyja vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA përcjell shqetësime dhe kërkon angazhim të ri për stabilitetin rajonal

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar …