Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian konfirmoi përkrahjen për integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Union

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian konfirmoi përkrahjen për integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Union.  Më 14 dhjetor të vitit të shkuar, krerët institucionalë të vendit njoftuan se kanë nënshkruar dokumentin për aplikimin në Bashkimin Evropian si hapin e radhës të vendit në rrugën e integrimit. Për dallim nga vendet e tjera evropiane që aspirojnë Unionin, Kosova ka një problem më specifik meqë nuk njihet nga pesë vende anëtare të BE-së, Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Qipro – dhe për të miratuar kërkesën për anëtarësim kërkohet unanimiteti i 27 anëtarëve.  Suedia mbështet proceset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE. Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Presidenca suedeze me të vërtetë është duke vazhduar me konsultime. Megjithatë, ne nuk mund të komentojmë për përmbajtjen e këtyre konsultimeve për momentin”, ka thënë ky zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …