leoni

Astrit Çerma: Një propagandë idiote për gjoja varfërinë e jetës në kohën e komunizmit

Astrit Çerma: Një propagandë idiote për gjoja varfërinë e jetës në kohën e komunizmit

Aktori i njohur Astrit Çerma, ka reaguar i revoltuar pas publikimit të disa fotove në gazetën TemA, ku tregohej me përçmim ana e varfër e jetës në kohën e komunizmit.

“Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla”- thotë aktori dhe bën disa krahasime, duke e quajtur publikimin një “propagandë  idiote”.

Gazeta të disa demokratëve të thekur seç na nxjerrin disa fotografi me ca dyqane buke, me ca njerëz të hutuar, me ca karroca, me ca sheshe e rrugë me parulla, për të na rrëfyer se ç’lanet ishte koha e Enverit.

Një propagandë idiote, “tëpkë” siç bëhej në atë kohën e komunizmit për vendet kapitaliste. Thjeshtë: Një propagandë anti-komuniste me mjete komuniste…

Hapini albumet e asaj kohe, hapini. Do të shihni uzina, fabrika, kombinate, hidroçentrale, ushtri, marinë, pilotë, shkolla, teknikume, institute, universitete, do të shihni art, kulturë, shëndetësi, e tjera e tjera e tjera e tjera.

Po. Edhe nëse merrni mundimin, po me këtë mënyrën propagandistike tuajën, atëherë bëni ca krahasime për këtë kohë sot me kohën e atëhershme.

P.sh: me prindër “të lumtur” që vdesin të braktisur nga fëmijët, me novojtore të shkollave të mesme mbushur me shiringa droge, me vrasje, përdhunime, e rrahje në mes të ditës, me TV ku kurvërohet me shale, gjokse, me seks, të njëjta me banalitete kafshësh e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera…

Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla, sepse, nuk mund të fshihen 50 vjet nga jeta e një kombi.

Jo.

Ajo kohë zbërthehet, dhe pa tjetër do të vijë një ditë që do të zbërthehet nga studiues të pa blerë me interesa; jo nga analistë që i detyron, i josh, i blen, apo i kërcënon koha e sotme t’u qarraviten politikanëve të sotëm, të cilët nga ana e tyre, “zanatin” e kanë mësuar dhe e mësojnë nga veprat në seri të atij që si sot e vite më parë e “rrëzuan”.

Ç’më gëzoni që rrëzuat të vdekur Enverin kur keni 31 vjet që mbani gjallë sa-leh vrerin”, shkruan i revoltuar aktori, Astrit Çerma. në një reagim të tij. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …