Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Drejtësia të hetojë organet e sistemit gjyqësor që lanë rrugëve një kriminel recidivist, si Dan Huta, që vrau tri gra

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi pas vrasjeve  në Tiranë, ku mbetën të vrara tri gra dhe u plagosën tri të tjera. Ministrja Spiropali u kërkoi organeve të drejtësisë të hetojnë me imtësi të gjitha procedurat e ndjekura nga gjyqtarët që lanë rrugëve një kriminel, të dënuar dhe të arrestuar disa herë nga Policia e Shtetit. Thellësisht ndihem e  tronditur për ngjarjen e rëndë  në Kamzë e Tiranë, ku një kriminel gjakftohtë vrau tri gra e plagosi tri të tjera. Dhimbjen e familjarëve që humbën njerëzit e dashur nuk ka fjalë që e ngushëllon. I bëj thirrje organeve të Drejtësisë të hetojnë me imtësi, jo vetëm vrasjet tronditëse, por të gjitha procedurat e ndjekura nga organet e sistemit gjyqësor që lanë rrugëve një kriminel, të dënuar dhe të arrestuar disa herë nga Policia e Shtetit”, u shpreh Spiropali. Por, ajo shtoi se si shoqëri duhet reflektuar për gjuhën e urrejtjes, për modelet e dhunshme që promovohen, për patriarkalizmin dhe dhunën me bazë gjinore që haset gjithkund, nga familja në Parlament, saktësoi ministrja Elisa Spiropali. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …