DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

Departamenti Amerikan i Shtetit i cilëson qesharake dhe të papërgjegjshme akuzat e Sali Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratave të fundit të  Sali Berishës për sikur thotë ai vendosje gjobash nga ana e ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe nga i dërguari special për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Ecobar. Departamenti Amerikan i Shtetit i cilëson qesharake dhe të papërgjegjshme  akuzat e  Sali Berishës. Akuzat e njeriut që  sanksionua nga Sekretari amerikan i Shtetit për korrupsion të theksuar, janë qesharake. Shtetet e Bashkuara janë qartësisht të përkushtuara ndaj demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit, theksohet në komunikatë.  Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen menjëherë pas akuzave publike nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili “i bëri thirrje” Kongresit Amerikan të hetojë veprimtarinë e Ambasadores Yuri Kim dhe të dërguarit special për Ballkanin  Perëndimor Gabriel Ecobar, me pretendimin se po vendosin gjoba njëjtë si Mec Gonigal”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …