Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, foli në Kuvend lidhur me planin evropian si dhe zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kryeministri Kurti, në Kuvendin e Kosovës, ka folur lidhur me planin evropian dhe është ndaluar edhe të zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se kjo marrëveshje i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përmes pranimit të kapacitetit ligjor për anëtarësim në NATO, ku për herë të parë Ushtria jonë shndërrohet në partner të NATO-s. Anëtarësim në BE, Këshillin e Evropës dhe kështu me radhë. Kam vërejtur se ka shumë keqkuptime. Kurti nuk ka pranuar ta ndajë marrëveshjen e asociacionit si të vetme. Vetëm ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që zbatohen, do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asnjë nga gabimet e qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Shumë detaje nuk mund t’i them, por mendja e shëndoshë i kupton lehtë ato nga një lexim i veprimeve dhe teksteve që kam bërë. Në këtë pikë, më lejoni të theksoj që i vetmi nen ku ka problem në këtë marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara e që ka konsensus ndërkombëtar që duhen zbatuar. Neni 10 i marrëveshjes në fjalinë e fundit që thotë se marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …