leoni

Shaban, Adem dhe Hamzë Jashari

Qëndresa heroike më 5.6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz dhe rënia e kryekomandantit, Adem Jashari bashkë me 59 dinjitarë të lirisë

Më 5 mars të viti 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat ushtarake e policore serbe, pasi kishin rrethuar lagjen Jashari dhe përgjithësisht Prekazin e më gjerë, kishin nisur luftimet për ta shuar rezistencën e armatosur të trimave e trimëreshave të jasharëve, që zgjaten tri ditë. Në rrethim të hekurt ishte edhe kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari me familjen dhe bashkëluftëtarët. Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës: Adem Sh. Jashari, Prekazi i Ulët, pastaj: Adile B. Jashari, Afete Jashari, Afije  Jashari,  Ajvaz K. Jashari  Ali R. Jashari, Abdullah Z. Jashari, Bahtije M. Jashari, Beqir B. Jashari, Besim H. Jashari, Blerim H. Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina H. Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari,  Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari,  Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj,  Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …