Në 25 vjetorin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë bëri homazhe në Prekaz

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë sot kanë bërë homazhe në Prekaz, ku pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, u ngritën themelet e shtetit tonë. “Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë”, ka thënë Limaj. Limaj me pas ka shtuar se: “me pietet kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje. Duke nderuar Epopenë dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë.  Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …