Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për qëndrimin e dy partive opozitare, PDK dhe LDK, lidhur me Planin evropian

Një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka thënë se deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për qëndrimin e dy partive opozitare, PDK dhe LDK, kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë. Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin, thuhet mes tjerash në kumtesën e ambasadës amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …