Emisari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron për vizitë në Serbi. Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave. Escobar, në Beograd zhvillon takime të ndara me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi po realizohet tre ditë para dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës në Beograd, Escobar do të vijë në vizitë edhe në Prishtinë. Amerika mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt, në Bruksel nga Kosova dhe Serbia. Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …