Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, priti në takim dhe bisedoi me emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, me shefin e kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, në takim emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej nga zonja  Alison Grunden, zëvendës-shefe e Misionit të Amerikës, në Kosovë. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Glauk Konjufca theksoi se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Kryetari i Kuvendit e falënderoi emisarin amerikan, Gabriel Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut, teksa i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për fuqizimin dhe avancimin e partneritetit të ndërsjellë”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …