leoni

NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

OSCE: Njëzet e katër vjet më parë, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate, për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan

Misioni amerikan  në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një deklaratë lidhur me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë 24 vjet më parë, shkruan se operacionet e aleancës veri-atlantike nisën për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Në deklaratën e ushtrueses së detyrës së zëvendës-shefes të Misionit, Elisabeth Rosenstock-Siller thuhet se ndërhyrja e NATO-s erdhi pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të sponsorizuar nga regjimi i Millosheviqit. Njëzet e katër vjet më parë, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të sponsorizuar nga regjimi i Millosheviqit. Përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …