Erion Veliaj: Tërë Kosova dhe Shqipëria është me ish-drejtuesit e UÇK-së, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës

Erion Veliaj: Tërë Kosova dhe Shqipëria është me ish-drejtuesit e UÇK-së, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës

Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 majit në Vorë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit në luftën e Serbisë ndaj Kosovës. As Berisha dhe as ish-presidenti, Ilir Meta  që dikur bënte flatrat patriotike, – tha Veliaj – nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj liderëve të Kosovës që pritet të dalin nesër në gjyq padrejtësisht, në Hagë, se luftuan për të mbrojtur vendin e tyre. Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …