Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së dhe njëkohësisht i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar “për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
