Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Edhe sot ka vazhduar dëshmia e dëshmitares së parë të mbrojtur, në Gjykatën Speciale në rastin kundër krerëve të UÇK-së

Edhe sot ka  vazhduar  në seancë private dëshmia e dëshmitares së parë, të mbrojtur,  në Gjykatën Speciale në rastin kundër  krerëve të UÇK-së.  Ajo iu ka përgjigjur  pyetjeve të avokatëve të ish-kryetarit,  Hashim Thaçi. Seanca ka filluar me një kërkesë nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq për t’i dorëzuar një provë materiale prokurorisë. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III e ka pyetur prokurorinë nëse kanë ndonjë kundërshtim për këtë dhe njëri nga prokurorët ka thënë: “jo”. Më pas, asistentët janë urdhëruar që ta sjellin në sallën e gjyqit dëshmitaren. Seanca ka vazhduar  kundër-pyetjet nga avokati i Hashim  Thaçit, por me të filluar ajo  është mbyllur për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, kjo nuk konsiderohet ndërhyrje

Akademik Arsim Bajrami ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Gjykatën …