Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministri Mehaj morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj morën pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, që u mbajt në Ramshtajn të Gjermanisë. Në këtë takim të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, morën pjesë përfaqësues të 50 shteteve. Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, strategjia që duhet ndjekur në raport me kërcënimet dhe rreziqet nga politikat ekspansioniste të Rusisë, si dhe kontributin e shteteve në fusha të caktuara për mbështetje të Ukrainës dhe forcave të saj, të cilat ndodhen në betejë.Ministria e Mbrojtjes së vendit tonë njofton se pas Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, gjeneral Christopher Cavoli, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Kingjin, si dhe personalitete tjera nga vendet partnere. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të ofrojë gjithë mbështetjen e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …