Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar punëtorët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me këtë rast ai ka thënë se si shtet dhe shoqëri Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë trajtim meritor për punëtorët. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
