Vucic

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, u ka kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se  është duke u kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës. Nesër do të mbahet. Ata do të përpiqen  të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, ka thënë kryetari i Serbisë, Vuçiq, para  gazetarëve, në Novi Sad të Vojvodinës. Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …